Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në kuadër të kampanjës ‘Mos hesht – ndal trafikimin me njerëz’, ka realizuar një sërë aktivitetesh.
Me qëllim të parandalimit dhe identifikimit në faza të mëhershme të viktimave të mundshme të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore, DHTQNJ ka implementuar një plan operativ të koduar si “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit ” në disa regjione të Kosovës, nga data 26 e deri me 30 tetor 2020.
Gjatë zbatimit të këtij plani operativ ndër të tjera është angazhuar një numër i konsiderueshëm i personelit policor në disa regjione, me ç’rast është bërë identifikimi i personave të përfshirë:
· 16 (gjashtëmbëdhjetë) lëmoshëkërkues të rritur (nga ta 10 shtetas kosovarë dhe 6 shqiptarë),
· 35 (tridhjetë e pesë) fëmijë lëmoshëkërkues (nga ta 28 shtetas kosovarë dhe 7 shtetas shqiptarë).
Po ashtu, përveç identifikimit të lartcekur, si persona të dyshuar të përfshirë në këto raste, janë identifikuar 10 persona ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal si dhe janë iniciuar 9 raste ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ sipas nenit 250 të Kodit Penal të Kosovës.
Po ashtu në vazhdën e procedurave për trajtimin e rasteve të gjithë fëmijëve lëmoshëkërkues, në prani të punëtorëve të QPS-së, u është plotësuar formulari për shënimet e lëmoshëkërkuesve, ku të njëjtit kanë qenë të shoqëruar nga familjarët e tyre dhe të pajisur me dokumente.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në realizimin e aktiviteteve me qëllim të parandalimit dhe trajtimit të rasteve të tilla, me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë shoqërinë.
Për çdo informacion relevant ju mund të kontaktoni Policinë e Kosovës në numrat e telefonit pa pagesë: 192 dhe 0800 11 112 /arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...