Policia e Kosovës sot në Mitrovicë i ka kapur 140 paketime me mallra ilegale nga Serbia.
Sipas mediave serbe dhe të të ashtuquajturës zyre për Kosovën, këto pako ishin të dedikuara për filloristët në Gorazhdec dhe Osojan.
E në arsyetimin e Policisë së Kosovës thuhet se pakot përmbanin prodhimi ilegale nga Serbia.
Zyra për Kosovën thekson se vozitësi i “Kolashin Prevoz” i cili i bartte pakot për Gorazhdec dhe Osojan bashkë me autobusin është sjellë në Prishtinë për shkak të shkeljes ligjore, shkruan Ballkani.info.
“Edhe pse një pjesë e pakove para disa ditës legalisht ka hyrë në Kosovës përmes kalimit kufitar (administrativ) në Jarinë, Policia e Kosovës në mënyrë të paarsyeshme dhe të dhunshme ka penguar që fëmijët tanë në Dukagjin të gëzohen me rastin e festës së Sveti Savës”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën.
Kjo zyre akuzon autoritetet kosovare se kinse i kanë shkatërruar ato pako dhe se “nuk po mjaftohen me bllokadën e mallrave të prodhuara në Serbi, por tash po i shpallin ilegale çdo gjë që është prodhuar në Serbi, duke i vënë edhe smokit në nivel të njëjtë sikur narkotikët dhe armët”.
“Një pjesë e pakove është shkatërruar. Hapi i radhës i Prishtinës mos është ndoshta arrestimi i Babadimrit apo Bates së Krishtlindjes”, thuhet në njoftimin e të ashtuquajtures zyre për Kosovën. /Ballkani.info/
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do të ndryshojnë tempera...
Lonely Planet Italia: Në liqenet e Shqipërisë, një udhëtim i...
Moti sot i vranët
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...