Policia e Kosovës i bën thirrje qytetarëve: Përmbajuni vendimeve për t’i shmangur ndëshkimet

23:15 | 15 Prill 2021
Arditë Shkodra

Policia e Kosovës po vazhdon patrullimet e tyre në tërë territorin e Kosovës, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Policia ka kërkuar nga qytetarët e vendit që të respektojnë masat anti-Covid, transmeton arbresh.info

“Qytetarë të nderuar, përmbajuni udhëzimeve të institucioneve shëndetësore, përmbajuni vendimeve të institucioneve, ta ruajmë shëndetin dhe jetën duke respektuar udhëzime e vendime që janë në të mirë të të gjithëve”, thuhet në postimin në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Uniformat blu, në krye të detyrës

Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës, po kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre…

Posted by Kosovo Police on Thursday, April 15, 2021

 

Uniformat blu, në krye të detyrës
Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës, po kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre kushtetuese, ligjore dhe administrative duke u kujdesur për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ruajtjen e shëndetit publik në këtë kohë pandemie.
Qytetarë të nderuar, përmbajuni udhëzimeve të institucioneve shëndetësore, përmbajuni vendimeve të institucioneve, ta ruajmë shëndetin dhe jetën duke respektuar udhëzime e vendime që janë në të mirë të të gjithëve!
Policia do të vazhdojë të zbatojë Ligjin AntiCOVID, përmbajuni vendimeve për t’i shmangur ndëshkimet!

 

Të ngjashme