Pas tensioneve të larta në veri të Kosovës, sot situata është e qetë.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.
“Situata është e qetë, krejt në rregull dhe nën kontroll është. Nuk ka pasur diçka gjatë natës. Ne jemi këtu dhe në gatishmëri”, ka thënë Elshani.
Kujtojmë se mëngjesin e së djelës, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku mbeti i vrarë kurse polici, Alban Rashiti i plagosur, si pasoj e sulmeve terroriste të bandave kriminale serbe në Banjskë të Zveçanit.
Sipas autoriteteve kosovare, rreth 30 sulmues të maskuar e të armatosur rëndë, ishin vendosur brenda dhe përrreth Manastirit të Banjskës.
Gjatë gjithë ditës së djeshme ka pasur sulme të vazhdueshme me armë zjarri në drejtim të njësiti policorë.
Mes tjerash, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka deklaruar se janë vrarë tre sulmues serb dhe janë arrestuar gjashtë të tjerë, si dhe është gjetur dhe konfiskuar një sasi shumë e madhe e armatimit përfshirë këtu eksploziv, uniforma, logjistikë, ushqime e pajisje për barrikada.
Ndërsa sot, në Kosovë është shpallur ditë zie nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani për nderë të vrasjes së policit Afrim Bunjaku./Arbresh.info
lexo edhe:
Sot ditë zie në Kosovë në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...