Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës gjatë kontrollit në Merdarë në një bagazh të një autobusi me targa të huaja, në një valixhe të pasagjerit kanë gjetur disa pajisje ushtarake.
Në njoftim thuhet se janë gjetur tri thika luftarake, dy radiolidhje-motorola, një çantë ushtarake, një jelek taktik, një palë doreza, një helmetë taktike, tri bateria, dy këllëf për revole, një imtim i predhës etj, përcjell Arbresh.info.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kompetente dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti “import , eksport, furnizim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuara e armëve”
Pajisjet e lartcekura janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit kompetent i dyshuari lirohet në procedurë të rregulltë.
Hetimet lidhur me rastin mbeten në proces nga autoritetet kompetente./Arbresh.info
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...