Policia e Kosovës fton zyrtarët e saj të bëjnë testin psikologjik

18:54 | 26 Tetor 2020
L G

Policia e Kosovës u bënë thirrje të gjithë zyrtarëve policorë që t’i përgjigjen ftesës për test psikologjik të tyre.

Përmes një njoftimi në Facebook, Policia e Kosovës ka treguar edhe orarin e Testit Psikologjik për zyrtarët e saj.

“Testi Psikologjik vazhdon sipas orarit në listën e bashkangjitur. Kandidatët e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten me datën e caktuar në orar duke filluar nga data 09.11.2020 nga ora 12:00 në Drejtoria Qendrore e QKUK-së , Objekti i Ambulancave Specijalistike, përball Klinikës së Neurologjisë në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton arbresh.info.

Po ashtu, kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen këtij testi, sipas njoftimit duhet të kenë me veti dokumentet përkatëse.

“Kandidatët me vete duhet të kenë: Letërnjoftimin ose pasaportën valide, një laps kimik. Vetëm kandidatët që përfundojnë me sukses testimin psikologjik do të informohen të njëjtën ditë nga zyrtari përgjegjës për datën dhe kohën e mbajtjes së kontrollimit mjekësorë. Bashkangjitur e gjeni listën e kandidatëve për datën e mbajtjes së testimit psikologjik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM: Ftesë për test psikologjik për zyrtarë policor

Testi Psikologjik vazhdon sipas orarit në listën e bashkangjitur.
Kandidatët e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten me datën e caktuar në orar duke filluar nga data 09.11.2020 nga ora 12:00 në Drejtoria Qendrore e QKUK-së , Objekti i Ambulancave Specijalistike, përball Klinikës së Neurologjisë në Prishtinë.

“Kandidatët me vete duhet të kenë: Letërnjoftimin ose pasaportën valide, një laps kimik.Vetëm kandidatët që përfundojnë me sukses testimin psikologjik do të informohen të njëjtën ditë nga zyrtari përgjegjës për datën dhe kohën e mbajtjes së kontrollimit mjekësorë. Bashkangjitur e gjeni listën e kandidatëve për datën e mbajtjes së testimit psikologjik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme