Policia e Kosovës fton për bashkëpunim qytetarët për gjetjen e një personi të kërkuar

16:39 | 7 Tetor 2022
K.B

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

ENIS (Rrahim) VEJHAPI i lindur me 10.05.1996 në Mitrovicё.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

“Prodhimi dhe vёnja nё qarkullim tё artikujve tё dëmshëm ushqimor”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme