Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) z. Rashit Qalaj, nën shoqërimin e zyrtarëve të lartë të PK-së dhe OSBE-së, po qëndron për vizitë zyrtare në Vienë të Austrisë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ky takim po mbahet në kuadër të agjendës zyrtare, ku sot ka vazhduar realizimin e takimeve, fillimisht me drejtorin e Byrosë Federale Austriake të Antikorrupsionit Andreas Ëieselthaler me bashkëpunëtorë, pastaj edhe Drejtorin e Agjencionit Federal të Inteligjencës Kriminale z. Michael Fischer, i cili shoqërohej edhe nga Shefi i Interpolit Austriak, z. Rudolf Gross.
“Gjatë takimit të parë me z. Andreas Ëieselthaler u diskutuan çështje të interesit bilateral dhe u shkëmbyen përvoja dhe informacione të ndërsjella për situatën në të dyja vendet, si dhe masat që janë ndërmarrë në drejtim të hetimit dhe ndjekjes së veprave korruptive. Takimi u realizua në frymë miqësore me zotimin për vazhdimin dhe forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e zbatimit të ligjit. Drejtori Qalaj falënderoi z. Andreas për mikpritjen dhe takimin mjaft frytdhënës”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa në takimin e dytë të realizuar me Michael Fischer dhe Rudolf Gross, të gjithë bashkëbiseduesit konstatuan se ekziston nivel shumë i lartë i bashkëpunimit ndërmjet BKA-se dhe Policisë se Kosovës.
Drejtori Qalaj ka falënderuar homologun e tij për ndihmën që BKA-ja i ka ofruar PK- së përgjatë këtyre viteve dhe e siguroj për përkushtimin e Policisë së Kosovës për zbatimin e ligjit në vend dhe vendosmërinë për të qenë partner i besueshëm për agjensionet e zbatimit të ligjit të shteteve mike.
“Të dy drejtoret u pajtuan se bashkëpunimi ndërkombëtar është krucial, sidomos në fushën e luftimit të formave të ndryshme të krimit të organizuar dhe terrorizmit. Drejtori Fischer nga ana e tij edhe njëherë theksoi përkushtimin e Austrisë për të mbështetur Policinë e Kosovës në përpjekjet e saj për anëtarësim në nisma dhe organizata ndërkombëtare policore”, thuhet tutje në njoftim.
Takimi rezultoi me zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe mundësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi përmes operacioneve të përbashkëta policore dhe shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës kriminale.
Policia e Kosovës falënderon Misionin e OSBE-se në Kosovë, për mbështetjen dhe përkrahjen në realizimin e kësaj vizite./arbresh.info
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...
Begaj dekreton Riza Podën si ambasador i Shqipërisë në Kinë
Prishtina e Re fiton ndaj Vjosës, shpallet kampione vjeshtor...