Policia e Kosovës, respektivisht Divizioni i Trajnimeve në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot filloi me trajnimin themelor për gjeneratën e 61-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, trajnim nga i cili kadetët policorë do të përfitojnë njohuritë e nevojshme sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, me qëllim të kryerjes të detyrave me profesionalizëm në shërbim të të gjithë qytetarëve.
“Kjo gjeneratë numëron gjithsej 467 kadetë, ku janë të përfshira të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Me këtë rast kadetët policorë janë pritur dhe u është dëshiruar mirëseardhje nga eprorë të PK-së, përfaqësues të Divizionit të Trajnimeve”, njofton Policia e Kosovës.
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...