Me rastin e festave të fundvitit, Policia e Kosovës ua uron të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës gëzuar festat!
“Le të jenë këto ditë reflektimi, harmonie dhe gëzimi për të gjithë juve dhe familjet tuaja”.
Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar që të ofrojë siguri dhe rend publik, duke qenë gjithmonë pranë jush.
“Ju inkurajojmë të festoni me kujdes dhe respekt për njëri-tjetrin. Kujdesuni për sigurinë tuaj, shmangni përdorimin e mjeteve të rrezikshme piroteknike, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe mos drejtoni automjetin nën ndikim të alkoolit”.
“Bashkërisht, për një fundvit të qetë dhe të sigurt”.
“Policia e Kosovës – në shërbim të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështi...
Real Madridi me lehtësi kalon në 1/8 e finales së Kupës
Kurti: Perëndimi mund ta detyrojë Vuçiqin ta dorëzojë Radoiç...
I lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Pri...
Haradinaj: Fuqizimi i gruas, parakusht për një Kosovë fitues...
Tërmet në Kosovë