Policia e Kosovës e pranishme në të gjitha pikat që çojnë në hyrje të Mitrovicës

08:31 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Pjesëtarë të Njësitit për Reagim të Shpejtë (NJRSH) të Policisë së Kosovës që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm gjenden gati në të gjitha pikat që çojnë në hyrje të Mitrovicës.

Ata po kontrollojnë dhe evidentojnë secilin automjet në hyrje dhe dalje të këtij qyteti.

Njëri nga policët i tha se angazhimi i shtuar i këtyre forcave është plan operativ për një ambient më të sigurt për qytetarët dhe jo diçka tjetër e veçantë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme