Policia e Kosovës ndonëse është policia më re e themeluar në Evropë, ajo nuk qëndron e re edhe me moshën e zyrtarëve të saj.
Mosha mesatare e zyrtarëve policor është hiq më pak se 45 vjeç. Plakja e policisë ka ardhur si pasojë e mos shpalljes së konkurseve të reja dhe mos miratimit të ligjit i cili parasheh që zyrtarët policor të pensionohen para kohe.
“Mosha mesatare e punonjësve të Policisë së Kosovës është 45.8 vjet, ndërsa për zyrtarët policorë mosha mesatare është 45.71 vjet”, thuhet në përgjigjen për Indeksonline nga Zyra e Informimit të Policisë.
Ky institucion është në pritje të aprovimit të ligjit për pensionimin e zyrtarëve policor, mirëpo edhe pas aprovimit mund të ketë një telash që zor që mund të tejkalohet lehtë. Me miratimin e ligjit të ri, automatikisht mijëra zyrtar policor mund të pensionohen menjëherë duke lenë vakum në këtë mekanizëm të sigurisë.
“Policia e Kosovës është në pritje që të aprovohet Ligji për pensionim të zyrtarëve policor. Nuk do të këtë mungesë të theksuar të zyrtarëve policor dhe kjo nuk do të reflektoj në kryerjen profesionale të detyrave në shërbim të qytetarëve. Do të kujdesemi për zëvendësimin e tyre me kandidat për zyrtar policor sipas konkursit të shpallur qe e kemi në proces”, thuhet në një përgjigje për Indeksonline nga Zyra e Informimit të Policisë.
Ndryshe në konkursin e fundit të shpallur për pranimin e zyrtarëve të rinj policor kanë aplikuar mbi 17 qytetarë të Kosovës, të moshës nga 18 deri në 30 vjeç. Procesi është ende i hapur dhe shumë shpejt do të intervistohen aplikantët. Sipas informacioneve ende jo zyrtare, me ketë konkurs do të pranohen rreth 250 zyrtar policor të cilët do të shpërndahen në rajone të ndryshme të Kosovës.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...