Policia e Kosovës, e njoftuar me rastin për ngacmimin seksual në Parkun e Gërmisë

08:04 | 27 Qershor 2020
Arbresh.info

Qytetarë të shumtë nga Prishtina, janë ankuar se po ngacmohen seksualisht nga një person, identiteti i të cilit është ende i panjohur.

Sipas qytetarëve përshkrimi i tij është një person me mjekër, i shkurtër dhe është rreth të 30-tave, shkruan arbresh.info.

I dyshuari për këto ngacmime seksuale ndaj femrave, posedon një veturë Golf 4, të kaltër dhe targat e kësaj veture janë “01-458-JR”.

Bëjnë të ditur se kjo veturë më shumë sillet rreth Parkut të Gërmisë.

Po ashtu, qytetarët kanë lajmëruar në Polici, por rasti sipas tyre nga Policia e Kosovës ende nuk është marrë parasysh.

Ndërsa arbresh.info, ka pyetur se Policinë e Kosovës se a është marrë përsipër ky rast.

Nga PK-ja, janë përgjigjur se këtë rast janë duke e trajtuar njësitet përkatëse.

“Informacionin e njëjtë e kemi pranuar edhe ne, dhe të njëjtin janë duke e trajtuar njësitet përkatëse. Për çdo të dhënë tjetër do të njoftoheni me kohë”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës për Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme