Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka pritur në takim drejtorin e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, Elvir Azizi.
Sipas njoftimit për media, qëllimi i takimit ishte vazhdimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të SHSKUK-së dhe PK-së për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikologjike për personelin policor dhe rekrutët (kadetët policorë), përcjell Arbresh.info
“Ky memorandum u nënshkrua sot më 3.12.2024 nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha dhe nga drejtori i SHSKUK-së z. Elvir Azizi. Memorandumi i Bashkëpunimit deri në këtë fazë të zbatimit ka rezultuar shumë i suksesshëm me kontrollimet mjekësore /psikologjike për rekrutët e rinj të PK-së dhe kontrollimi sistematik i punonjësve të PK-së, të cilat janë realizuar në QKUK për rekrutët dhe punonjësit e PK-së nga rajoni i Prishtinës si dhe të atyre nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të PK-së në spitalet e përgjithshme të SHSKUK-së”, thuhet në njoftim.
“Zyrtarët policorë janë në shërbim dhe të gatshëm për përmbushjen e detyrave të tyre policore në çdo kohë, andaj përkrahja në trajtimin e tyre mjekësor me prioritet shkon në mbështetje të misionit të tyre në shërbim të qytetarëve të RKS-së pa dallim”, thuhet më tutje në njoftim./Arbresh.info
Aksioni i policisë në Pogradec, arrestohet një 65-vjeçar, iu...
Aksident në Skënderaj, humb jetën një 75-vjeçar
Policia në Gjeorgji arreston udhëheqësin e opozitës ndërsa v...
FOTOLAJM: Qeni priti në heshtje kthimin e pamundur të pronar...
Raportohet për konkurrencë të madhe për të nënshkruar me Pog...
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet...