Sot, në kampin “Vrella”, Policia e Kosovës dhe EULEX-i mbajtën një ushtrim fushor i cili u përcoll nga afër, nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani, stafi i lartë menaxhues në krye me drejtorin e përgjithshëm të PK-së, Samedin Mehmetin, kryesuesi i misionit të EULEX-it Lars –Gunnar Wigemark si dhe përfaqësues nga KFOR-i të cilët ishin në cilësi të vëzhgueseve.
Përmes këtij ushtrimi fushor të quajtur “ Veprimi i shpejtë”, Policia e Kosovës me zyrtarët e saj të njësiteve speciale dhe të rendit publik dhe ato të njësiteve speciale nga EULEX-i, demonstruan aftësitë dhe shkathtësitë e tyre profesionale, në bashkërendim dhe komunikim të ndërsjellë, në rast të intervenimit dhe menaxhimit me situata të ndryshme në nivel vendi, përcjell arbresh.info.
Duke realizuar trajnime dhe ushtrime të përbashkëta në nivele të ndryshme, po dëshmohet angazhimi dhe përkushtimi për të qenë profesional në veprimet e përbashkëta, të cilat kanë për qëllim ruajtjen e rendit publik, ofrimin e sigurisë ndaj vendit dhe qytetarëve pa dallime.
Me nga një fjalë rasti njësiteve policore dhe të pranishmëve iu drejtua drejtori i përgjithshëm Mehmeti dhe kryesuesi i misionit të EULEX–it Wigemark, të cilët vlerësuan angazhimin dhe përkushtimin e njësiteve policore si mjaft profesionale, ku me këtë u dëshmua se Policia e Kosovës dhe EULEX-i kanë kapacitete dhe janë të gatshme në reagime dhe veprime policore në situata të ndryshme të menaxhimit me turma, e ku synimi i përbashkët është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike. / arbresh.info/
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...