Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Fehmi Hoti priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z. Qemal Minxhozi.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth forcimit të bashkëpunimit dhe partneritetit reciprok në mes të Policisë së Kosovës dhe Ambasadës së Shqipërisë, ku qëllimi i dyanshëm i palëve është avancimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ka njoftuar Policia./arbresh.info/