Sot, më 20.05.2021, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i PK-së, Samedin Mehmeti së bashku me drejtuesit më të lartë të policisë, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit Drejtori i Përgjithshëm Mehmeti i dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve nga Policia Shqiptare dhe theksoi se vlerëson lartë bashkëpunimin në mes dy institucioneve në të gjitha fushat e sigurisë dhe jo vetëm.
Qëllimi kryesor i takimit ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme, procedurave të punës që përdorin policitë e dy vendeve, më konkretisht shkëmbimin e ekspertizës lidhur me sistemet elektronike, bazat e të dhënave në përdorim, si dhe çështje të tjera të rëndësishme të bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të dy policive të të dyja vendeve.
Pas një prezantimi të bërë nga Policia e Kosovës për punën dhe funksionimin e sistemit të menaxhimit të informacionit të burimeve të policisë, palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë si dhe mbështetjen në fusha specifike në mes të dy institucioneve policore.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...