Policia e Kosovës demanton Serbinë për të pavërteta: S’kaluam kufirin pa autorizim

19:24 | 21 Nëntor 2024
E.G

Policia e Kosovës ka përgënjeshtruar disa lajme që po qarkullojnë kryesisht në mediet serbe e ku thuhet se disa pjestar të policisë, të armatosur rëndë, kanë kaluar kufirin me Serbinë. Policia deklaron se këto shkrime të cilat i referohen një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, janë të pavërteta.

“Policia e Kosovës (PK), me qëllim të informimit të drejt të opinionit dhe qytetarëve, reagon ndaj disa shkrimeve të publikuara kryesisht në media serbe, e të cilat i referohen një njoftimi të Ministrisë së
Mbrojtjes së Serbisë, se kinse sipas tyre një grup pjesëtarësh të armatosur rëndë të Policisë së Kosovës kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë në veri të vendit”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se shkrimet e tilla të referuara në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

“Andaj këto shkrime dhe njoftimi i publikuar si i tillë, është një dezinformacion i cili ka për qëllim të krijoj pasiguri te qytetarët e asaj zone dhe të njollosë punën e Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës mes tjerash siguro se si institucion i besueshëm dhe transparent do kujdeset në vazhdimësi që të ofrojë informacione zyrtare për media dhe opinionin e gjerë, kurdo që ato kërkohen dhe janë të nevojshme për media dhe publikun.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme