Google ADS

Policia e Kosovës arreston pesë persona për trafikim me qenie njerëzore

15:15 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore – Sektori Qendror i Hetimeve, me të marrë informatën nga Stacioni Policor  Lipjan, për një person të zhdukur të gjinisë femërore të moshës 16 vjeçare, e cila dyshohej se mund të jetë viktimë e trafikimit, menjëherë ka filluar hetimin e rastit dhe me datë 14.06.2017 viktima është gjetur dhe intervistuar.

Nga hetimet lind dyshimi se viktima gjatë një periudhe kohore, është mbajtur nën kontroll nga ana e një të dyshuarit mashkull/kosovar/shqiptar. Ai me anë të mashtrimit, duke e shfrytëzuar edhe gjendjen e rëndë ekonomike dhe rrethanat familjare të viktimës, dyshohet se e ka shtyrë atë drejt shfrytëzimit seksual. I dyshuari me vendim te prokurorit dërgohen në mbajtje për  24 orë.

Më, 19.06.2017 është arrestuar edhe personi i dytë, nën dyshimin  e konsumimit  të veprës penale: Shërbimet Seksuale të Viktimës së Trafikimit. I dyshuari H.H. mashkull-shqiptar-kosovar, me vendim te prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Në rastin e dytë, pas një pune operative hetimore në teren, me datë 19.06.2017 në Pejë, është realizuar urdhëresa e lëshuar nga gjykata kompetente, për kontroll të një lokali ku dyshohej se kryhej veprimtari e dyshuar kriminale.  Aty  janë arrestuar tre të  dyshuar për përfshirje në veprat penale: Mundësim ose Detyrim ne Prostitucion dhe Ofrimi i Lokaleve për Prostitucion.

Dy  të dyshuarit e arrestuar në një  lokal nate janë:

– I.H. mashkull-kosovar-shqiptar, lindur më 1963 dhe

-SH.M. mashkull-kosovar-shqiptar, lindur më 1987,

Me vendim të Prokurorit të dyshuarit, dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa e dyshuara E.G. femër-kosovare-shqiptare, e lindur më 1993 është dërguar  në Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje-Pejë në procedurë të shkurt.

Me vendim te Inspektoratit Komunal, lokali ku dyshohej se ushtrohej veprimtaria e ndaluar është mbyllur./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme