Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje grabitqare’

21:39 | 8 Prill 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës njofton se me datë 08.04.2020 ka pranuar informacione për kryerje të një grabitje në Prishtinë.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas pranimit të informacioneve për kryerjen e një grabitje, Policia e Kosovës ka dalur në vendngjarje ku ka kontaktuar me ankuesen (femër) e cila deklaron se përderisa ishte duke tërhequr disa të holla nga një bankomat, një person i dyshuar i kishte grabitur nga dora kuletën me para dhe i njëjti kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës e ka ndërmarr veprime të menjëhershme hetimore dhe operacionale dhe ka arritur që ta identifikoj dhe ndaloj personin e dyshuar F.B mashkull/kosovar i cili është dërguar në stacion policor për t’iu nënshtruar procedurave ligjore. Rasti është kompletuar dhe ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit kompetent është inicuar procedurë e rregullt./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme