Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Gjakovë, me datë 19 dhjetor 2019 ka bërë arrestimin e personit të dyshuar L.H viti i lindjes 1989 për veprën penale “Fajde”.
“Pas pranimit të informacioneve për fajde, Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës Themelore – Gjakovë ka zbatuar masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në mënyrë që të bëjë grumbullimin e provave materiale që argumentojnë veprën penale për të cilën dyshohej se e ka kryer personi i dyshuar, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Me urdhëresë të gjykatës, pas zbatimit të masave të fshehta të vëzhgimit fotografik ose me video, personi i dyshuar është zënë në flagrancë duke pranuar një shumë të parave prej 460 (katërqind e gjashtëdhjetë) euro të fajdes, nga viktima e rastit.
Pas këtij veprimi, i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës ku përveq arrestimit, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e të njëjtit, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
• Një llaptop
• Një pasaportë
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ku me urdhër të tij, të dyshuarit të lartëcekur pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...