Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK), në tri lokacione të ndryshme, në tri raste të ndara, arreston gjashtë të dyshuar, nën dyshim për përfshirje në veprimtari penale.
Rasti i parë, pas hetimeve paraprake, pas grumbullimit të provave të nevojshme, pas pranimit të Urdhër Kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore-Ferizaj, sot më 13.02.2020, policia ka realizuar planin operativ “Kontrabanda” ku janë kontrolluar katër lokacione. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar sasi e madhe e barnave, kartëmonedha euro, armë, substancë e dyshuar narkotike, katër vetura dhe dëshmi tjera. Nën dyshim për përfshirje në veprat penale: ‘’Kontrabanda me mallra’’ dhe ‘’Dhënia e ryshfetit”, janë arrestuar katër të dyshuar: A.L., viti i lindjes 1974, mashkull kosovar; A.L., viti i lindjes 1983, mashkull kosovar; L.B., viti i lindjes 1976, mashkull kosovar dhe F.S., viti i lindjes 1980, mashkull kosovar.
Rasti i dytë, sot, më 13.02.2020, pas hetimeve paraprake, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim i ndikimit”, hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin: R.B., viti i lindjes 1982, mashkull kosovar, (Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve – Trafiku Urban në Prishtinë). I arrestuari, dyshohet se tejkalon autorizimet e tij dhe mundohet të ndikojë në vartësit e tij për pranim të një kandidateje në një konkurs punësimi.
Rasti i tretë, sot, më 13.02.2020, në Drenas, hetuesit policorë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi” kanë arrestuar të dyshuarin: Xh.H., viti i lindjes 1962. I dyshuari gjatë gjashtë muajve (korrik-dhjetor 2019), derisa ishte nënkontraktor për pastrimin e veturave të policisë, ka arritur të falsifikojë shkresat rreth numrit të veturave të pastruara (shtim të numrit) duke shkaktuar një dëm në vlerë rreth 1,000.00 (një mijë) €.
Me aktvendim të prokurorëve kompetentë, gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...