Google ADS

Policia e Kosovës arreston dy të huaj në Bërnjak, qëndruan ilegalisht në Kosovë

14:19 | 23 Gusht 2021
arbresh.info

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të huaj, pasi të njëjtit kishin qëndruar ilegalisht në territorin e Kosovës.

“Të dyshuarit nuk posedonin viza hyrëse në territorin e Kosovës apo ndonjë vizë tjetër të ndonjë vendi shengen dhe gjatë verifikimit në sistem nuk figurojnë se kishin hyrë përmes ndonjë pike kufitare”, bën të ditur policia.

Rasti ka ndodhur pasditën e së dielës, në Bërnjak.

KALIM ILEGAL I KUFIRIT

SPK, Bërnjak 22.08.2021 – 16:00. Në dalje të Republikës së Kosovës në vendkalimin Kufitar Bërnjak janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër shtetas të huaj të cilët kishin qenë me veturë me targa  të shtetit të tyre ( të huaja) dhe të njëjtit  dyshohet se ilegalisht kishin qëndruar në territorin e Kosovës. Të dyshuarit nuk posedonin viza hyrëse në territorin e Kosovës apo ndonjë vizë tjetër të ndonjë vendi shengen dhe gjatë verifikimit në sistem nuk figurojnë se kishin hyrë përmes ndonjë pike kufitare. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme