Google ADS

Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar, po kërkoheshin nga Interpoli

17:33 | 8 Shtator 2023
E.K

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, gjatë kësaj jave ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët kërkoheshin me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Në njoftimin e policisë për media, bëhet e ditur se policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin me inicialet P.J, shtetas kosovar,  i cili ishte i kërkuar përmes INTERPOL-it nga një shtet evropian, përcjell Arbresh.info.

Po ashtu, FAST Kosova ka arritur të lokalizojë dhe më pas ta arrestojë edhe të dyshuarin e dytë me iniciale D.S, shtetas gjerman,  i cili po ashtu kërkohej nga INTERPOL-i.

Tutje, në njoftimi thuhet se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për raste e tilla./Arbresh.info/

Të ngjashme