Policia e Kosovës njofton se me datën 19 nëntor 2019 rreth orës 22:00 patrulla e Policisë në fshatin Gremnik–Klinë ka ndalur një veturë dhe gjatë kontrollimit të veturës dhe ngasësit tek ky i fundit është gjetur një pistoletë ‘Zastava M-57’ me një karikator dhe gjashtë 6 fishekë, të cilën i dyshuari e posedonte pa leje.
“Pistoleta është konfiskuar ndërsa i dyshuari B. G. i lindur në vitin 1979 shtetas shqiptar i Kosovës, është arrestuar dhe është sjellë në stacionin policor në Klinë”. Është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të kalojë në procedurë të rregullt dhe i dyshuari pas intervistimit është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë në Pejë.
Policia poashtu njofton se rreth orës 23:00 njësitë policore të stacionit policor Klinë kanë hyrë në një lokal dhe tek personi i dyshuar B. P. i lindur në vitin 1988 shtetas shqiptar kosovar, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një armë pistoletë ‘Zastava M-57’ një karikator me tetë (8) copë municion.
“I dyshuari është arrestuar për veprën ‘posedim ilegal i armës’ dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim./arbresh.info
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...