Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, njësiti i hetimeve të stacionit policor të Obiliqit, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar për dy raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm (zjarrvënie).
Personat e dyshuar, të arrestuar nga policia gjeni si në vijim me iniciale:
R. P. 17 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,
E. P. 18 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,
R. S., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës,
A. P. 19 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
G. P. 20 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,
Përderisa, të lartëpërmendurit sipas dyshimeve të bazuara dyshohet të jenë të përfshirë në rastet që janë raportuar me datën 29 mars dhe 16 prill të vitit 2020.
Njësiti i hetimeve ka arrit të gjejë dhe sekuestrojë një armë automatike (e tipit Thompson) dhe disa prova të tjera që mund të shërbejnë në procedura të mëtejme gjyqësore.
Personat e dyshuar janë intervistuar nga ana e hetuesve dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...