Pas kërcënimit të prokurores speciale, Drita Hajdarit, Policia e Kosovës sonte rreth orës 22:00 ka arrestuar një person.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zyrtari i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është intervistuar. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore në bashkëpunim edhe koordinim me prokurorinë kompetente”, ka thënë Kelani.
“Lidhur me rastin në fjalë, pas hetimeve intensive dhe veprimeve policore, është arrestuar një person i dyshuar. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente është duke vazhduar procedurat e mëtejme ligjore”, ka konfirmuar Kelani.
Kujtojmë se prokurorja Hajdari, të shtunën ka njoftuar se është kërcënuar me jetën nga disa persona. Hajdari e kishte paraqitur rastin në Polici. /arbresh.info/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha