Policia e konfirmon aksidentin në rrugën B

19:40 | 30 Tetor 2017
Arbresh.info

Në rrugën B në kryeqytet sonte ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku janë përfshirë 4 automjete derisa janë lënduar 6 persona.

Zëdhënësi i Policisë ka thënë për portalin arbresh.info ka thënë se nuk ishte aksident me fatalitet.

“Në rrugen B në Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore ku janë përfshirë 4 automjete. 6 persona janë dërguar për trajtim mjeksor, disa me lëndime të rënda por fatbardhësisht nuk është raportuar për ndonjë me fatalitet”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij Policia po kryen hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Policia me njësitet relevante të saj ka dal në vendngjarje për të kryer procedurat hetimore dhe për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka thënë Hoxha./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme