Google ADS

Policia e Kaçanikut mban ligjërata në shkolla

11:37 | 24 Shkurt 2022
S D

Policia në Kaçanik, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi , me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve ka mbajtur ligjërata në shkollat e fshatrave të Kaçanikut : ‘’Idriz Seferi’’, ‘’Diturija , ‘’Naim Frashëri ‘’ me temë ‘’Dhuna në familje ’’, thuhet në komunikatën e policisë.

Ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve- zyrtarëve policor, të trajnuar enkas për këto ligjërata.

Policia ka për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e dhunës në familje.

Gjithashtu, nxënësit u njoftuan edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, ashtu edhe të reagimit, përkatësisht të trajtimit të rasteve të dhunës në familje, si dhe për pasojat që shkakton kjo dukuri.

Temat e ligjëruara kanë zgjuar kureshtje tek nxënësit, duke qenë bashkëbisedues.

Kësisoj, policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat e komunave tjera të rajonit të Ferizajt!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme