Policia e Kosovës ka demantuar çdo lajm për fillimin e një vale të re të ikjeve nga Kosova.
Që disa net radhazi, në stacionin e autobusëve në kryeqytet vërehet fluks i madh i qytetarëve për të cilët u raportua në media se do të largohen nga Kosova, përmes Beogradit, drejtë shteteve të BE-së. Por, një gjë të tillë e ka demantuar Policia e Kosovës, shkruan arbresh.info
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për “arbresh.info” se nuk kanë vërejtur shtim të njerëzve që kanë tentuar të ikin nga Kosova.
“Në fund të muajit gusht, kishte një fluks të daljes nga Kosova, si rezultat i kthimit të diasporës. Policia e Kosovës, nuk ka vërejtur fluks të shtimit të kalimit/daljes përmes Pikave të Kalimit të Kufirit këto dite. Gjithashtu nuk ka asnjë konfirmim nga asnjë shtet i BE -se, se ka rritje të numrit të kërkesave të kosovarëve për azil në këto shtete”, ka thënë Hoxha.
Ndryshe, numri i rasteve, operacioneve policore dhe personave të arrestuar për më së shumti raste të Kontrabandimit me emigrant të cilat janë hetuar nga Policia e Kosovës janë vitet 2014 dhe 2015, ndërkaq në vitin 2016 ka pas rënie.
Në vitin 2014, Policia e Kosovës ka iniciuar 21 raste për kontrabandim me emigrant, ka arrestuar 39 persona të dyshuar, ka shkatërruar 9 grupe kriminale dhe ka ngritur 9 kallëzime penale.
Gjatë vitit 2015, nga policia janë iniciuar 17 raste për kontrabandim me emigrant, ka arrestuar 13 persona të dyshuar, ka shkatërruar 3 grupe kriminale dhe ka ngritur 8 kallëzime penale.
Policia e Kosovës, ushtron kontrollin kufitare në të gjitha Pikate e Kalimit Kufitar. Gjatë ushtrimit të kontrollit kufitar, sigurohet se të gjithë personat, automjet dhe mjetet e transportit i plotësojnë kushtet për qarkullim, për hyrje dhe dalje, nga dhe në, territorin e Republikës së Kosovës./arbresh.info/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen