Policia e inspektorët e MTI-së në plan të përbashkët operativ

17:00 | 9 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kjo është Policia e Trafikut Rrugor të Kosovës e cila drejtohet nga rreshteri, Arsim Gollubovci.

Sot në bazë të një plani operativ në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit kanë dalë në terren për të kontrolluar të gjitha automjetet me peshë të rëndë për të verifikuar dokumentacionet e tyre.

Cak i Policisë së Trafikut Rrugor të Kosovës ishin të gjithë kamionët dhe autobusët që kalonin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, më saktësisht tek rreth i QMI-së.

Ndaljen e këtyre automjeteve e bën Policia kurse në asistencë të tyre janë edhe inspektorët nga Ministria e Infrastrukturës.

Policia nga të gjithë ata që ndalon kërkon dokumentacionin e zakonshëm, patentën e shoferit, regjistrimin e automjetit dhe dokumentacionin që dëshmon se në 6 muajt e fundit i është bërë kontrolli teknik automjetit përkatës.

E nëse këta pjesëmarrës në trafik nuk i posedojnë këto dokumente atëherë gjobitën nga Policia e Kosovës, kurse në rast se nuk kanë dokumentin që vërteton se i është bërë kontrolli teknik automjetit në gjashtë muajt e fundit, masat për gjobitje i merr inspektorja nga Ministria e Infrastrukturës.

Automjeti i parë që u ndalua nga Policia ishte një autobus, polici nga shoferi i autobusit kërkon patentë shoferin, lejen e qarkullimit, dhe kontrollin teknik për 6 muajt e fundit për të bërë verifikimin e tyre.

E pastaj oficerit i bashkëngjitet inspektorja që kësaj radhe ishte në asistencë për këtë plan operativ të organizuar në bashkëpunim e Policinë e Trafikut Rrugor, përkatësisht divizioni për inspektim dhe raportim.

Inspektorja nga shoferi kërkon certifikatën e autobusit, fletë urdhëresën e rrugës dhe rendin e udhëtimit, pasi ajo kontrolloi këto dokumente dhe verifikoi se gjithçka është në rregull, atëherë policia i jep leje personit në fjalë të vazhdojë i lirë.

Rreshteri Arsim Gollubovci për arbresh.info ka treguar se çka është ky aksion i ndërmarrë dhe cili është qëllimi i tij.

“Policia e Trafikut Rajonal në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Infrastrukturës ka vazhduar një plan operativ prej datës 3 për parandalimin e automjeteve të cilët nuk janë teknikisht në rregull”.

“Automjetet të cilat nuk janë në rregull duke marrë parasysh edhe kohën e ftohtë, do të veprojmë për automjetet që nuk i kanë teknikisht gomat në rregull, frenimin jo në rregull si dhe pajisjet e tjera, këto automjete të cilat nuk janë në rregull do të shkyçen nga komunikacioni dhe do të vazhdojmë me procedurat ku do të mbushet formulari për gjendjen teknike dhe do të shkojnë në kontrollim teknik”.

Gjithashtu ai bën të ditur se “Për persona fizik gjoba është 150 euro ndërsa për personat juridik lënda vazhdon në gjykatë”.

Gjithashtu Gollubovci tregon se ky aksion nuk do të ndalohet derisa të jetë e nevojshme.

“ Në bazë të situatës, siç e shohin njësitë në terren dhe se operacioni nuk ndalohet derisa të vetëdijesohen pjesëmarrësit në trafik”.

Policia ende vazhdon me ndaljen e automjeteve për të bërë kontrollin rutinor e që fatmirësisht pothuajse të gjithë ishin të pajisur me dokumentet përkatëse.

E gjoba e vetme e shqiptuar gjatë këtij aksioni ishte për një shofer kamioni i cili u ndalua nga Policia pasi që duke drejtuar automjetin u pa me telefon në dorë./Arditë.Shkodra/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/117960382972241/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme