Njësia Rajonale e Trafikut Rrugorë në Gjilan po vazhdon me planin operativ për sekuestrimin e motoçikletave dhe shqiptimin e gjobave për kundërvajtësit motorist të cilët nuk e i respektojnë rregullat e trafikut, konkretisht që në komunikacion qarkullojnë pa helmeta, pa regjistrim dhe pa leje përkatëse.
Policia Rajonale e Gjilanit apelon tek qytetarët që te i respektojnë rregullat e komunikacionit, përcjell Arbresh.info.
“Me përmirësimin e kushteve atmosferike vije deri te rritja e numrit të pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor sidomos atyre që lëvizin në këmbë, biçikleta motoçikleta dhe trotinetet elektrik”, thuhet në njoftim.
“Gjatë këtyre ditëve patrullat policore të Stacioneve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan janë në zbatim e sipër të Planit Operativë “Siguria ne Trafik” ku kontrolle të detajuara ushtrohen ndaj motoçikletave , dhe trotineteve”, njofton policia.
“Policia Rajonale në Gjilan apelon të gjithë ngasësit e këtyre mjeteve që ti respektojnë rregullat e komunikacionit e ndër to është : Mjetet e tyre duhet të jenë të regjistruara dhe të doganuara, targat të vendosen në vendin e duhur, ngasësit duhet të kenë patentë shoferin me kategorinë përkatëse, ngasësi dhe pasagjeri duhet të ketë helmetën e përshtatshme për siguri , si dhe në plotni duhet të respektohen shenjat e komunikacionit, në të kundërtën si masa preventive do të zbatohen masa konform rregullave dhe ligjit në fuqi, do të ketë zero tolerancë për të gjithë ata që bien në kundërshtim me ligjin”, thuhet në apelin e policisë./Arbresh.info
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...
Kosova U-19 synon fitoren tjetër, ja formacioni zyrtar
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë