Google ADS

Policia e Ferizajt shqipton mbi 1400 gjoba për një javë

12:31 | 25 Korrik 2022
K.B

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale gjatë javës që shkoi nga data 18-24/korrik/2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 575 gjoba

Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 4 gjoba

Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 6 gjoba

Drejtimi nën ndikimin e alkoolit, 15 gjoba

Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 15 gjoba

Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 26 gjoba

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 14 gjoba

Mos përdorimi i rripit të sigurisë ,157 gjoba

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 92 gjoba

Drejtimi i motoçikletës -pa helmet, 3 gjoba

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 577 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 14 shoferëve

Gjithsej ,1484 gjoba

Ndërsa, janë raportuar 44 aksidente:

Aksidente fatale , 0

Aksidente me lëndime, 13

Aksidente me dëme materiale, 31

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme