Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar me aktivitetet e saja, sipas planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore.
Në kuadër të këtij aktiviteti, gjatë javës që shkoi nga data 01-07/gusht/2022 janë realizuar 40 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë./arbresh.info/
Navalny shkroi se e dinte që do të vdiste në burg
Balluku: Mbi 8.2 milionë pasagjerë nga Rinasi në 9 muaj, në ...
Scholz i premton Ukrainës ndihma të reja ushtarake
Osmani kërkon takim me Jasharin dhe Maqedoncin për çështjen ...
Sot pritet të rivarrosen tre viktimat e luftës në Drenas, pj...
Rritja e pensioneve për 20 për qind, Kurti: Fillon nga ky mu...