Google ADS

Policia e Ferizajt ‘dorëlirë’ në shpërndarjen e gjobave

15:54 | 4 Maj 2022
arbresh.info

Policia Rajonale në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Policia Rajonale ka angazhuar edhe policë me rroba dhe automjete civile në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia gjatë muajit Prill-2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 1993 gjoba
– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 83 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 124 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa kategori përkatëse,49 gjoba
– Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, 13 gjoba
– Kycja e parregullt në rrugën kryesore , 11 gjoba
– Kalimi i afatatit të regjistrimit , 166 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 93 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 1192 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 344 gjoba
– Mjetet pjesëqmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues , 8 gjoba
– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushhën e trafikut rrugor, 1981 gjoba
Heqje e patentë shoferit , 130 shoferëve
– Gjithsej , 6057 gjoba

Policia Rajonale në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme