Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Qendresa” në Podujevë. Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture të tipit “Golf” dhe një pikapit.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë për Express, se shkaktar i këtij aksidenti dyshohet të jetë mosrespektimit i sinjalistikes rrugore.
“Rreth ores 11:00 ka ndodhur një aksident ne mes dy veturave pickup dhe golf, dy persona janë lënduar lehtë. Shkaku dyshohet të jetë mosrespektimit i sinjalistikes rrugore”, ka thënë Borovci të shtunën për Express.
Ndërsa, bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, në vendin tonë çdo ditë ndodhin dhjetëra aksidente dhe shqiptohen qindra gjoba për kundërvajtësit e trafikut.
Vetëm brenda 24 orëve të fundit, një aksident ka përfunduar me fatalitet, 28 me të lënduar dhe 61 aksidente të tjera pa të lënduar.
Në aksidentin me fatalitet kanë humbur jetën katër anëtarë të familjes Alidema. Poashtu një person i moshës 17 vjeçare ka mbetur i lënduar dhe po trajtohet në QKU.
Ndërkohë që gjatë ditës së premtë policia ka shqiptuar 1195 tiketa trafiku/arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj