Google ADS

Policia do të bllokojë pjesërisht rrugët që qojnë në festivalin “Sunny Hill”

16:13 | 4 Gusht 2022
E.H

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës ka hartuar planin operativ për sigurinë e mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, i cili do të mbahet nga data 04.08.2022 deri më 08.08.2022, në Prishtinë në parkun e Gërmis.

Për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe personave që pritet të frekuentojnë festivalin do të ketë bllokime të plota apo të pjesshme të rrugëve që qojnë në atë zonën.

Do të ketë ndalimqarkullimi për mjetet motorike dhe qytetarët në rrugën “Dr.Shpëtim Robaj” që nga hyrja në parkun Gërmia (te laura) e deri në kryqëzimin e rrugës me fshatin Butovc.

Me përjashtim të automjeteve të policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e akredituara në shërbim të festivalit.

Policia falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe kërkon që të shfrytëzohen rrugët tjera nga qytetaret që mësyjnë Butovcin (rrugën nëpër Kolovicë) ose pjesën e epërme të Gërmisë (rrugën nga Matiqani), thuhet në komunikatën për media nga PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme