Në Kampin e Njësive Speciale “VRELLA“ u bë dhurimi vullnetar i gjakut nga zyrtarët e PK-së. Policia e Kosovës me të kuptuar mungesën e gjakut në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, është paraqitur vullnetarisht për dhurim të gjakut, e që pastaj në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore është organizuar aksioni i dhurimit të gjakut nga pjesëtarët e Njësisë Speciale Operative!
Në këtë aksion humanitar ka marrë pjesë dhe ka dhuruar gjak edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha bashkë me stafin ekzekutiv!
Aksionit iu kanë përgjigjur më shumë se 100 pjesëtarë të Policisë në Kampin “Vrella” dhe në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, si dhe zyrtarë të njësiteve të ndryshme të cilët kanë dhuruar gjak në QKTGJ.
Policia e Kosovës edhe këtë herë kur QKTGJ-ja ka nevojë shumë për gjak, u bë promotor në ofrimin e pjesës më të shtrenjtë nga trupi i tyre-gjakut, duke u bërë shembull për të tjerët!
“DHURO GJAK, SHPETO JETË”- është dhurata më e mirë për ata që kanë nevojë./Arbresh.info/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...