Policia dhe Prokuroria e Shtetit nisin ndërmarrjen e masave ndaj “vajzës së prokurorit”

13:25 | 23 Korrik 2022
L G

Policia dhe Prokuroria e shtetit të Kosovës kanë nisur masat e nevojshme rreth rastit të “vajzës së prokurorit”, e cila denoncuar nga një qytetare, ku një vozitëse e cila për pak e goditi me veturë një qytetarë në qendër të Prishtinës, por edhe e kërcënoi dhe shau.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj për arbresh.info bëri të ditur se Prokuroria e Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në drejtim të hetimit të këtij rasti.

“Rastit te cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ne koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë te gjitha masat e nevojshme karshi këtij rasti”, tha Ulaj.

Ndryshe, rasti në fjalë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Tre sheshirat”, në Prishtinë me ç’rast vajza në fjalë gati sa nuk e kishte goditur qytetaren me fëmijën e saj në vendkalimin për këmbësorë (zebra).

Në pamjet e publikuara shihet qytetarja gjatë gjithë kohës duke e xhiruar vajzën në fjalë, e cila ishte në makinën me ngjyrë të bardhë dhe shënjestron drejt saj me gishta të mesit.

Në një moment dëgjohet teksa thotë se e ka babain prokuror. Në disa momentet të tjera ajo përqesh gruan që kalonte në vija të bardha dhe kryen veprime të papërshtatshme. /arbresh.info/

LEXO EDHE

“E kam babin prokuror”, kosovarja për pak sa nuk shtyp kalimtaren, e kërcënon në mes të rrugës – Arbresh.info

Të ngjashme