Policia e Kosovës bashkë me inspektorët komunal kanë ndërhyrë gjatë ditës së sotme te një pjesë e parkingut të “Albi Mall” në Prishtinë, pasi pronari i pompës së derivateve ‘V-Petrol’, pretendon se një pjesë të parkingut të cilën kjo qendër tregtare e shfrytëzon është në pronësi të tij.
Ky i fundit ka vendosur edhe rrethojna te kjo pjesë e parkingut, për të parandaluar shfrytëzimin e tij për parkimin e automjeteve. Pas këtij veprimi ka ndërhyrë policia dhe inspektorët, teksa rasti është cilësuar si “vetëgjyqësi”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët thanë se po e hetojnë rastin.
“Është aksion i policisë në bashkëpunim me inspektorët komunal, pas urdhëresës së prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me një rast vetëgjyqësi i cili po hetohet nga hetuesit e stacionit policor jugu”, ka konfirmuar policia.
Më shumë rreth kësaj çështje ka folur pronari i pompës së derivateve ‘V-Petrol’, Valon Azemi.
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA