Policia e Kosovës bashkë me Doganën kanë konfiskuar mbi 2 milionë euro para të falsifikuara, në pikën kufitare në Vërmicë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani dhe zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci kanë dhënë detaje rreth këtij konfiskimi, duke thënë se rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në orën 00:30 minuta.
Kelani tha se vetura e cila vinte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, drejtohej nga ngasësi me inicialet B. D, shtetas i Shqipërisë dhe një pasagjer me inicialet F. B, shtetar i Kamerunit, por me leje qëndrimi në Francë.
“Me të vërejtur dyshimet e para zyrtarët policor me ata të doganës kanë dërguar automjetin në kontroll të linjës së dytë që është kontroll më i detajuar dhe gjatë kontrollit nga zyrtarët e dy institucioneve kanë hasur në bagazhin e automjetit në një qante me sasi të konsiderueshme të parave të kartëmonedhave të ndryshme, duke përfshirë 500 euro, 200 euro, 100 euro dhe 50 euro. Pas numërimit të të gjitha këtyre kartëmonedhave të konfiskuara rezulton diku të jenë 2 milionë e 131 mijë, shifër kjo që mbetet të rishikohet me rinumërimin nga hetuesit e krimeve ekonomike”, tha Kelani.
Po ashtu, tek të dyshuarit janë konfiskuar edhe 2 mijë 733 copë letër e bardh të cilat sipas Kelanit nga personat e dyshuar janë përdorur për përpunim të kartëmonedhave. Pos këtyre kartëmonedhave, Kelani tha se janë konfiskuar edhe 5 shishe me preparate që dyshohet se janë përdorur për falsifikim të parave, tri folje alumini, dy pasaporta të Kamerunit, një patentë shofer dhe një leje qëndrimi e cila është e Francës.
Ndërsa, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci tha se ky është rasti më i madh i konfiskimit të parave të falsifikuara që nga pas lufta.
“Ky është një prej rasteve me të mëdha në Kosovën e pasluftës që zbulohet një sasi kaq e madhe gjatë tentim hyrjes në kufi, pra sasia mbi 2 milionë euro është sasia më e madhe e zbuluar ndonjëherë e parave të falsifikuara. Por një aspekt tjetër pozitiv i këtij zbulimi është bashkëpunimi i integruar i kufirit që bëhet mes Doganës dhe Policisë. Pra tani edhe dogana edhe policia e Kosovës të dyja institucionet funksionojnë si institucion i vetëm dhe qdo ditë e më shumë jemi duke parë rezultate shumë të suksesshme në parandalimin e krimeve të ndryshme”, theksoi Stavileci.
Me urdhër të prokurorit kompetentë të dy këta persona janë dërguar në mbajtje. Në vitin 2016 Policia e Kosovës ka hetuar 616 raste që kanë të bëjnë kryesisht me falsifikimin e parave, ndërsa, në muajin janar dhe shkurt të këtij viti janë hetuar diku 147 raste që kanë të bëjnë kryesisht me falsifikimin e parave.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...