Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në brezin kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë.
Në njoftim thuhet se një person që po drejtonte një kombi me targa vendore pa patentë shofer, kishte të ngarkuar disa pako me mallra të ndryshme vlera e të cilave arrin 30 mijë euro, përcjell Arbresh.info.
“Gjatë kontrollit të realizuar është vërejtur se personi i dyshuar kishte të ngarkuar disa pako me mallra të ndryshme si në vijim:
-sirup ‘Takovo’ rreth 900 litra,
-filtera Grande rreth 70000 copë,
-filterë Gentelmen rreth 450000 copë,
-kavanoza të qelqit me mjaltë në sasi prej rreth 1200 kg,
-28 palë këpucë,
-2 karrige luhatëse me pajisje përcjellëse dhe
-2 pasqyra”, thuhet në njoftim.
“Mallrat e lartcekura që dyshohet si të kontrabanduara sipas vlerës së tregut arrijnë shifrën rreth 30.000 €. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë, ku me urdhër të prokurorit personi i dyshuar dërgohet në qendër të ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor përkatës”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...