Njësia e Task Forcës ka parandaluar kontrabandimin e 43 paketave me mallra-suplemente të llojeve të ndryshme me peshë rret 210 kilogramë në vlerë prej 18 mijë euro.
Përmes një komunikate për media, Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin për të cilin nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen se nga vinin mallrat, vetëm se dyshohet të ketë ardhur përmes rrugëve ilegale nga RMV-RKS, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në vazhdën e zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit e në veçanti të kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve të pranuara përmes rrugëve zyrtare të PK-së është identifikuar dhe është arrestuar një person i dyshuar i cili kishte të ngarkuar një automjet me mall të kontrabanduar në Viti, i cili dyshohet se po fuste mallin e kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Komunikata e plotë:
Prishtinë, më 14 nëntor 2023
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në vazhdën e zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit e në veçanti të kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve të pranuara përmes rrugëve zyrtare të PK-së është identifikuar dhe është arrestuar një person i dyshuar i cili kishte të ngarkuar një automjet me mall të kontrabanduar në Viti, i cili dyshohet se po fuste mallin e kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.
Me datën 13.11.2023 Njësia e Task Forcës – Lindje gjatë zbatimit të detyrave sipas autorizimeve policore për parandalimin, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar kryes të veprave penale, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale R. T., tek i cili gjatë kontrollimit të mjetit janë gjetur të ngarkuara 43 paketa me mallra-suplemente (proteina) të llojeve të ndryshme me peshë rreth 210 kg, me vlerë sipas tregut rreth 18.000 euro, mall për të cilin nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e tij, i cili dyshohet se ishte kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga RMV-RKS.
Lidhur me rastin është kryer edhe kontrolli në një lokacion tjetër të dyshuar por nuk është gjetur sasi e mallrave tjera.
Të gjitha veprimet rreth rastit janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë dhe rasti trajtohet tutje në procedurë të rregullt./Arbresh/info/
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj