Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprave të kundërligjshme dhe kontrabandës, bazuar në informacionet dhe hetimet preliminare, ka ndaluar një automjet të dyshuar për kontrabandim të mallrave nga veriu në jug të Mitrovicës.
Me datën 8 shtator 2022, Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve të lartcekura, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për ndalimin e automjetit të dyshuar, me ç’rast i njëjti është hasur nën drejtim të të dyshuarit mashkull kosovar (1993), ku gjatë kontrollimit të automjetit janë gjetur rreth 80 pako gaz për ngjyra pa dokumente përcjellëse.
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për procedurat e mëtejme, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës.
Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin e ndërsjellët, me qëllim të luftimit të kontrabandës dhe dukurive të tjera negative në tërë vendin thuhet në komunikatë./arbresh.info/
o/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...