Policia dënon me 300 euro gjobë një shofer në Ferizaj

20:41 | 21 Tetor 2023
KRG

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë ndaj një shoferi në Ferizaj, i cili ka bërë tejkalim të shpejtësisë.

Policia njofton se ndaj shoferit ka shqiptuar gjobën prej 300 euro, tri pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

“Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 07:58 në rrugën “Rexhep Bislimi ” në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.B (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 86 km/h. Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, njofton policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme