Google ADS

Policia dënon gjilanasin me 300 euro gjobë dhe ndalim vozitje për tre muaj

11:58 | 15 Janar 2024
A Z

Policia ka dënuar me 300 euro gjobë, tri pikë negative dhe ka vendosur masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj ndaj një shoferi në Gjilan.

Policia njofton se njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Dobërqan-Crep, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e dyzet e gjashtë (146) km/h.

Njoftimi i plotë:

Njësite njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Dobërqan-Crep, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e dyzet e gjashtë (146) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme