Google ADS

Policia demanton mediat serbe: Ende nuk dihet si ka ndodhur rasti në Veri të Mitrovicës

10:17 | 17 Nëntor 2017
M. A.

Në lidhje me rastin që është raportuar në mediat serbe se është rrahur një serb 31 vjeçar mbrëmë në Veriun e Mitrovicës, Policia e Kosovës në ata pjesë ka thënë se ende nuk dihet nëse ka që sulm apo vet aksident.

Në një prononcim për portalin arbresh.info zëdhënësi i Policisë në Veri Besim Hoti ka thënë se ende nuk ka rrethana të qarta se si ka ndodhur rasti.

“Nuk dihen rrethanat e qarta të rastit, a është rrëzuar vet apo është sulmuar nga dikush ose a ka qenë nën ndikimin e akoolit. Prandaj kanë mbetur vetëm si informata. Lidhur me këtë e kemi informuar edhe Prokurorin prandaj ende nuk e kemi marr si sulm të mundshëm. Ende nuk ka persona të dyshuar”, ka thënë Hoti.

Mediat serbe mëngjesin e sotëm raportuan se ai është sulmuar nga disa persona të dyshimt.

Sipas tyre, 31 vjeçari është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme