Policia e Kosovës ka paraqitur raportin nëntëmujor (janar-shtator 2024) të rendit publik që përfshin të dhëna për vrasjet, lëndimet trupore, vjedhjet, grabitjet, dhuna në familje, aksidentet, etj.
Sipas këtij raporti dhuna në familje ka rritje për 4.4 për qind dhe rritje të gjobave në trafik
Në takimin e së premtes të drejtorit të përgjithshëm të Policisë të Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me drejtorët e departamenteve, drejtorët e drejtorive rajonale dhe komandantët e stacioneve policore, nga drejtori i Departamentit të Rendit Publik, është bërë prezantimi i ‘Raporti nëntëmujor janar-shtator 2024’ të këtij departamenti dhe janë pasqyruar të dhëna statistikore krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Me qëllim të informimit të opinionit publik, në vijim paraqesim statistikat në fushën e rendit, sigurisë publike për këtë periudhë kohore: Numri i përgjithshëm i rasteve gjatë këtij nëntëmujori (janar-shtator 2024), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar ulje nga 36263 raste, në 35818 raste, ose shprehur në përqindje ka ulje për -1.23%.
Po ashtu eshë numri i veprave penale ka shënuar ulje nga: 20417 në 20311, në përqindje ulje për -0,52%”, thuhet në njoftim.
Disa statistika rreth veprave penale që trajtohen nga ky departament:
– Vrasjet nga 25 raste në 14 raste, rënie -44%,
– Lëndim i rëndë trupor, nga 167, në 163, rënie për -2.4%,
– Lëndim i lehtë trupor, nga 2011, në 1996, rënie për -0.75%,
– Vjedhjet kanë shënuar rënie nga 3134, në 2825, rënie për -9.9%,
– Vjedhjet e rënda kanë shënuar rënie nga 2082, në 1592, rënie për -23.5%,
– Grabitjet kanë shënuar rënie nga 65, në 57, rënie për -12.3%,
– Dhuna në familje, nga 1897, në 1981, rritje për 4.4%.
Është shënuar ngritje në shkallën e zbulimit të përgjithshme të rasteve për 1.18 %.
Gjatë kësaj periudhe kohore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i urdhëresave të gjykatave të realizuar është rritur për 14.8%, ose nga 14170, në 16263.
Statistikat sa i përket sigurisë në trafikun rrugor, statistikat janë si më poshtë:
• Numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar rënie nga 17424, në 17005, rënie për -2.4%,
• Numri i aksidenteve me dëme materiale, ka shënuar rënie nga 10889, në 10795, rënie për -0.86%,
• Numri i aksidenteve me lëndime, ka shënuar rënie nga 6459, në 6145, rënie për -4.86%,
• Numri i aksidenteve me fatalitet, ka shënuar rënie nga 76, në 65, rënie për -14.5%,
• Numri i gjobave në trafik ka shënuar rritje nga 480310, në 583014, rritje për 21.4%.
Gjatë kësaj periudhe kohore:
• Numri i armëve të konfiskuar është rritur nga 939, në 1186, ose 26.3 %,
• Numri të personave të arrestuar është rritur për 5.3 %,
• Numri të personave të ndaluar në Qendrat e ndalimit është rritur për 15.3 %.
“Policia e Kosovës edhe me këtë rast të prezantimit të këtyre të dhënave nga Departamenti i Rendit Publik, çmon lartë bashkëpunimin me qytetarët dhe falënderon ata për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të rritjes së sigurisë publike dhe arrestimin e personave të kërkuar për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...