Policia deklarohet për aksidentin ku vdiqën tre të rinj, apelon për kujdes

17:40 | 16 Mars 2019
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet në magjistralen Suharekë-Shtime, në vendin e quajtur të Giri.

Në këtë aksident mes golfit dhe kamionit, humbën jetën tre djem të rinj.

“Në aksident ishin të përfshira një veturë, një kamion  dhe një kamionët, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ne vendin e ngjarës kanë  ndërruar jetë  shoferi i veturës Q.H 1996,dhe dy pasagjeri e automjetit  L.R.,1998 dhe J.T 1999,  ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe (nje) pasagjere qe ka qen ne kamionët”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal dhe Prokurorit te Shtetit bëhet e ditur se  shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i  veturës i cili hynë ne tejkalim ne vendin e ndaluar (vije e plotë dhe kthesë) dhe ne mënyrë frontalë goditë kamionin i cili ishte ne drejtimin e kundërt, ku për pasojë shkakton aksident trafiku me fatalitet.

Trupat e pajetë të viktimave  me urdhër të prokurorit të rastit janë dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.

Me urdhër te prokurorit te shteti vozitësi i kamionit ndalohet për 48 orë.

Policia e Kosovës edhe një herë KERKON dhe APELON tek të gjithë pjesëmarrësit ne trafik qe te kenë kujdes, te respektojnë rregullat e trafikut, te përqendrohen në ngasje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme