Policia deklarohet në lidhje me sulmin ndaj automjetit që transportonte para

10:27 | 19 Nëntor 2021
S D

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në lidhje me rastin ku gjatë ditës u sulmua automjeti i që po barte para, thuhet se katër persona të pa njohur duke përdorur armë zjarri  të llojit AK/47, kanë grabitur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e një kompanie të sigurimit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, shkruan arbresh.info.

Ndërkaq të dyshuarit më pas i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira, si dhe njëra armë  është gjetur 20metra larg vendit të ngjarjes.

Nuk është raportuar për të lënduar, rasti është nën hetime.

“Fsh. Parallovë, Gjilan, 18.11.2021 – 15:25. Është raportuar se katër persona të pa njohur duke përdorur armë zjarri  të llojit AK/47, kanë grabitur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e një kompanie të sigurimit dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Të dyshuarit më pas i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira.  Njëra armë  është gjetur 20metra larg vendit të ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti vazhdon të hetohet në mënyrë intensive nga njësitet relevante të PK-së”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

LEXO EDHE:

LEXO EDHE:

Dalin pamjet nga momenti i gjuajtjes me armë të furgonit në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Sulmohet me armë zjarri automjeti që transportonte paratë e bankave

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme